Roma ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Juventusit në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit italian.
Rastin e parë serioz e pati Juventusi të cilët në minutën e 27-të rrezikuan me Nicolas Gonzalez, por goditja e tij me kokë përfundoi mbi portë.
Vendasit reaguan vetëm dhjetë minuta më vonë duke rrezikuar me anë të Stephan El Shaarawy, por atij iu mohua goli nga Di Gregorio.
‘Zonja e Vjetër’ ia doli të kalojë në epërsi në minutën e 40-të falë një super goli të realizuar nga Maneul Locatelli për 1-0 nga jashtë zonës.

Me të filluar pjesa e dytë, Roma ia doli të barazojë shifrat përmes Eldor Shomurodov (49’) i cili shfrytëzoi një top të kthyer brenda zonës për të realizuar me ndihmën e traversës për 1-1.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rrjetat nuk u prekën më dhe të dyja ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.
Pas këtij barazimi Juventusi shkon në kuotën e 56 pikëve dhe mban pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Roma tani ka 53 sosh dhe renditet e shtata