Virgil van Dijk ka refuzuar për herë të dytë të rinovojë kontratën me Liverpoolin, duke lënë të hapur mundësinë për një të ardhme larg Anfield.
Ky vendim ka shkaktuar shqetësim te drejtuesit e klubit, të cilët e konsiderojnë kapitenin holandez si një nga shtyllat kryesore të skuadrës.
Me kontratën e Van Dijk duke iu afëruar fundit, Paris Saint-Germain duket gati të përfitojë nga situata
Klubi francez, në kërkim të një mbrojtësi me eksperiencë, ka bërë një ofertë tërheqëse për ta sjellë atë në Ligue 1 si lojtarë të ri.
PSG e sheh atë si një figura kyçe për projektin e tyre të ardhshëm dhe është e gatshme të ofrojë kushte financiare jashtëzakonisht të mira.
Holandezi, i cili u bë legjendë në Liverpool pas transferimit të tij në 2018, ka qenë thelbësor për sukseset e klubit
Megjithatë, duket se ai dëshiron një sfidë të re, ndoshta në një ligë tjetër, para se të përfundojë karrierën e tij.
Gjithsesi përveç PSG-së, në garë për veteranin holandez janë edhe Real Madrid, Bayern Munich, Inter e Barcelona