Zyrtare: Arsim Thaqi merr drejtimin e Prishtinës

by Nexhat

Arsim Thaqi ka marr zyrtarisht timonin e FC Prishtinës, deri në fund të sezonit, ku do të ketë në dispozicion nëntë ndeshje në kampionat dhe ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Për Arsim Thaqin është një rikthim te Prishtina, pasi në të shkuarën kishte drejtuar këtë skuadër

banner

Së bashku me Arsim Thaqin, bardhëkaltërve iu është bashkuar edhe Blerim Bunjaku, si pjesë e stafit teknik.

“Trajneri me përvojë në futbollin e Kosovës, Arsim Thaqi do ti udhëheqë “bardhë e kaltërit” deri në fund të këtij sezoni”.

“53 vjeçari kishte qenë pjesë e Prishtinës në të kaluarën si trajner dhe si drejtor sportiv. Stafit të trajnerëve të ekipit i është bashkuar edhe Blerim Bunjaku”.

“Sfida e parë për trajnerin Thaqi do të jetë të mërkurën ndaj Dritës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Prishtina aktualisht është në vendin e pestë me 35 pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy