“400 punësime të jashtëligjshme” – PDK në Gjilan dorëzon kallëzim penal për kryetarin Hyseni

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës-dega në Gjilan, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës, Alban Hyseni, për shkak të shkeljeve ligjore dhe keqpërdorimeve financiare.

Bazuar në raportin zyrtar financiar të komunës dhe në raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, PDK në Gjilan bën të ditur se janë konstatuar shkelje të rënda ligjore, keqpërdorime financiare dhe abuzime me paranë publike të qytetarëve të Gjilanit.

banner

Sipas PDK-së, janë mbi 1.1 milion euro që u shpenzuan nga buxheti komunal për 400 kontrata për punësime të jashtëligjshme.

“Në raportin e punës së tij kryetari i komunës ka deklaruar se i ka bërë 354 kontrata në vepër për punësime në administratën komunale dhe 46 punësime tjera në QKMF përmes tenderit dhe kontratës me operatorin ekonomik “KOSOVAMED”. Pra janë 400 punësime të jashtëligjshme që i kanë shkaktuar dëmë prej 1.1 milion euro buxheti komunal”, shkruan PDK.

Në anën tjetër, PDK thotë se kryetari Hyseni nuk i ka vazhduar subvencionimin e pjesshëm të kontratave të punës për persona me aftësi të kufizuara, të cilët kanë qenë të punësuar tek bizneset private.

“Ky projekt ishte propozuar nga PDK dhe që ishte miratuar në Kuvendin Komunal Gjilan. Arsye e ndërprerjes së këtij subvencionimi ka ndodhë përshkak se OJQ-të kishin organizuar dhe mbajtur protesta para komunës së Gjilanit, përshkak mos pagesave me kohë të OJQ-ve për personat me aftësi të kufizuara”, sqarohet në njoftim.

Nga PDK bëjnë të ditur se ky është vetëm njëri nga rastet për të cilin PDK ka deponuar në Prokurorinë Themelore, derisa njofton se do të ketë edhe raste të tjera në ditët në vazhdim.

Tutje, PDK paralajmëron se Komuna e Gjilanit është në gjendje të jashtëzakonshme buxhetore që nga viti 2023, dhe këtë sipas tyre, e dëshmojnë mbi 7 milionë euro që u paguan nga buxheti komunal gjatë vitit 2024 për ekzekutimin e vendime të gjykatave

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy