Bayern Munich ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Leroy Sanes pasi Arsenali mbajti bisedime me kampin e lojtarit.
Sane, i cili është në muajt e fundit të kontratës në ‘Allianz Arena’, ka tërhequr interesim nga Arsenali të cilët po synojnë transferimin e disa lojtarëve të rinj në verë për ta përforcuar sulmin.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, sidoqoftë, Bayern Munich pritet t’i ofrojë një kontratë të re reprezentuesit gjerman.
Gazetari tutje shton se bordi i Byaernit e ka aprovuar rinovimin e kontratës së Sane dhe drejtori sportiv Max Eberl do t’i prezantojë lojtarit një kontratë të re e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028.

Sulmuesi është gjithashtu i etur për të vazhduar me bavarezët. ‘Topçinjtë’ në anën tjetër kanë mbajtur bisedime me përfaqësuesit e tij, por 29-vjeçari me gjasë do të mbetet në Bavari.
Sane pati një fillim të vështirë të sezonit 2024/2025, por ai tashmë e ka fituar formën që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Në pjesën e dytë të sezonit ai ka realizuar tetë gola në Bundesliga dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm që klubi i tij ta mbajë një distancë me Bayer Leverkusenin