Begaj-Sela: Roli i shqiptarëve në Ballkan është kyç për stabilitetin dhe progresin e rajonit

by Nexhat

Kryetari ASH-së, Ziadin Sela dhe deputetja, Ilire Dauti sot në Tiranë takuan presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Gjatë bisedës, ata diskutuan për shqetësimet e përbashkëta që lidhen me situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zhvillimet politike në vendet e rajonit dhe më gjerë.

banner

Bashkëbiseduesit u dakorduan për rëndësinë e bashkëveprimit të ngushtë midis shtetit amë dhe faktorëve politikë në trojet shqiptare, duke theksuar se ky bashkëpunim është jetik për të arritur qëllimet e përbashkëta dhe për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për shqiptarët në rajon.

“Roli i shqiptarëve në Ballkan është kyç për stabilitetin dhe progresin e rajonit, andaj bashkëveprimi ynë me shtetin amë dhe faktorin politik në trojet tona është jetik”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy