Haradinaj takohet me ambasadorin e Turqisë, flasin për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe ekonomisë

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı.

Gjatë takimit, Haradinaj dhe ambasadori turk diskutuan për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Në fokus të veçantë ishte nevoja për intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, veçanërisht në sektorët e sigurisë dhe ekonomisë

banner

Kreu i AAK-së i shprehu ambasadorit Angılı falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e sigurisë dhe ekonomisë. Njëkohësisht, ambasadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e shtetit turk,” deklaroi Haradinaj pas takimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy