Inceneratori i Tiranës, GJKKO cakton datën kur do merret vendimi për të pandehurit

by Nexhat

Është mbajtur këtë të hënë seanca gjyqësore për inceneratorin e Tiranës. Ky proces ka të bëjë me 8 zyrtarë të pandehur, të cilët akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

GJKKO ka njoftuar se vendimi do të merret më 16 prill në orën 13:00.

banner

Të akuzuarit kërkojnë pafajësinë, mes tyre janë edhe ish-drejtori Taulant Tushe dhe ish-ministri Lefter Koka.

Ashtu si Taulant Tusha edhe i pandehuri Namik Simixhi, një nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, kërkoi pafajsinë, për akuzën e shpërdorimi të detyrës, për të cilën SPAK kërkoi 4 vite burg.

Avokati Ermir Beta, mbrojtës ligjor i Namik Simixhiut, tha se klienti i tij vuan nga sëmundje kronike, e prej dy vitesh mbahet në qeli, ndërsa pretendon se pretenca ndaj Simxhiut është paradoksale:

“Mbahet 2 vite në burg një 68 vjeçar, me një veshkë, vuan dhe nga disa sëmundje. Nga këto rrethana  ai ka e ka të vështirë të ishte dhe sot këtu para gjykatës ,por edhe për shkak të moshës të dalë para gjykatës. Po ju dorëzoj letrën e të mbrojturit prej meje që kërkon të shpallet i pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës. E çuditshme si prokurori kërkon dënim njësoj si për ministrin si për specialistin fundor”,-u shpreh avokati gjatë seancës.

Pas përfundimit të mbrojtjes, gjykata pritet të shpallë vendimin për 8 të pandehurit, për të cilët SPAK kërkoi në total dënimin me 26 vite burg.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy