Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

by Nexhat

Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Imer Hakaj, ka njoftuar sot, më 7 prill 2025, dorëheqjen nga posti i tij.

Kjo dorëheqje vjen në kohën kur Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur inicimin e një kallëzimi penal ndaj Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, në lidhje me bllokimin e punimeve në Rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

banner

“Nga sot, beteja do të vazhdojë për drejtësi ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit për Trashëgimi Kulturore”, ka shkruar Hakaj, duke shtuar se e mban përgjegjësinë e plotë për veprimet dhe mosveprimet institucionale gjatë mandatit të tij.

Ai theksoi se, si udhëheqës i inspektoratit, ai ka miratuar veprimet përkatëse të inspektimit dhe tani ndjen përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mosreagimin në kohë ndaj shkeljeve ligjore të kryera, sipas tij, nga Komuna e Prishtinës

“Nuk ndalem asnjëherë në angazhimin tim për drejtësi. Nga funksioni zyrtar, njoh vetëm ligjin dhe kurrë grupet e interesave ditore”, theksoi ai, duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikohen më shumë veprime institucionale.

Hakaj i ka kërkuar ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, që ta pranojë dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Kujtojmë se dorëheqja e Hakajt vjen një ditë pas deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili njoftoi për ngritjen e kallëzimit penal ndaj një inspektori të këtij institucioni, duke e akuzuar për bllokim të projekteve zhvillimore në kryeqytet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy