Kaja Kallas nesër viziton Shqipërinë / Zbulohet agjenda e punës gjatë qëndrimit në Tiranë

by engel

Nesër ditë e martë, 8 prill 2025, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Kaja Kallas, do të jetë në Shqipëri, ku do të zhvillojë dhe takime të rëndësishme kokë me kokë me kryeministrin Edi Rama, si dhe Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Fillimisht Kallas do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begaj, në orën 08:50, në ambientet e Presidencës.
Më pas, në orën 09:30, zyrtarja e BE-së do të pritet nga kreu i qeverisë, Edi Rama, në ambientet e Kryeministrisë.

banner

Pas takimit të tyre, Rama dhe Kallas do të firmosin marrëveshjen për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, në sallën COD të Kryeministrisëm, në orën 10:10.

Së fundmi, dy zyrtarët, Rama dhe Kallas do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 10:25, nga ku do të japin detaje lidhur me diskutimet e tyre kokë më kokë.

Kjo do të vizita e parë e përfaqësueses së lartë të unionit evropian në Shqipëri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy