Shpresat e Bayern Munich për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, që do të mbahet në shtëpinë e tyre në “Allianz Arena”, janë tronditur nga një krizë lëndimesh.
Bayern përballet me Interin në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të martën, duke I munguar disa lojtarë të ekipit të parë, shumë prej tyre me lëndime afatgjata.
Kriza e ka lënë, Bayernin të tronditur pasi ata kanë nevojë të hakmerren ndaj fantazmave të finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2012, gjithashtu në Mynih, kur humbën nga Chelsea me penallti.
Të premten, krijuesi i mesfushës Jamal Musiala ishte i fundit që u bashkua me listën e lojtarëve të lënduar, me një këputje të kërdhokullës, e cila ka të mbajë jashtë deri në mes të majit.
Mbrojtësit Alphonso Davies, Dayot Upamecano dhe Hiroki Ito duket se do të humbasin pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimeve. Portieri dhe kapiteni Manuel Neuer, anësori Kingsley Coman dhe mesfushori Aleksandar Pavlovic janë dyshime për ndeshjen e Interit.
Bayern-it do t’i duhet të ndjekë sulmuesit e rrezikshëm të Interit, Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez dhe të ketë vetëm dy qendërmbrojtës në dispozicion: Kim Min-Jae, i cili ka pasur një dëmtim të Akilit, dhe veteranin anglez Eric Dier.