Kurti me kritika ndaj BEsë për mungesë të mbështetjes për Kosovën

by engel

Duke folur në ngjarjen e rilansimit të Programit “Willy Brandt” për zgjerimin e BE-së, të organizuar nga grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Albin Kurti, ka adresuar kritika të forta ndaj qasjes së BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka rikujtuar se Kosova vazhdon të mbetet nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, pavarësisht angazhimit të saj për demokratizim dhe forcim të sundimit të ligjit. ndërsa Serbia ka përfituar përkrahje konkrete, pavarësisht akuzave për strehim të pjesëmarrësve në sulmin në Banjskë.

banner

“Përpjekjet tona për demokraci dhe sundim të ligjit janë pranuar me fjalë të mira, por shumë rrallë me veprime konkrete. Politikat tona janë pëlqyer, por jo mbështetur. Ndërsa ato të fqinjit tonë verior – që shpesh janë kundër vlerave të BE-së – janë përkrahur, pavarësisht se ai sot strehon terroristë dhe provokon destabilizim,” tha Kurti.

Sipas tij, loja e dyfishtë e Serbisë mes Moskës dhe Brukselit nuk mund të lejohet të vazhdojë, ndërkohë që Kosova mbetet e vendosur në rrugën drejt integrimit evropian dhe e gatshme për t’u bërë pjesë e BE-së.

Ndërkohë, në hapjen e programit “ëilly Brandt”, përfaqësues të lartë evropianë theksuan synimin për thellimin e bashkëpunimit me vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.“Misioni ynë është i qartë: ta bëjmë Evropën të plotë dhe të kompletuar,” thuhet në mesazhin hyrës të programit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy