Në Terni të Italisë po mbahet, varrimi i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra në mënyrë makabër nga ish-i dahsuri i saj, Mark Antony Samson.
Lamtumira e fundit nisi në orën 14:00, kur arkëmorti u nis nga shtëpia e Ilaria Sulës dhe kaloi përmes rrugëve të qytetit, për të arritur në varrezat e Ternit, ku ajo do të prehet përfundimisht. Përveç familjarëve, miqve dhe të afërmve, në varrim morën pjesë dhe përfaqësues të shoqatave që luftojnë kundër dhunës ndaj grave, duke shfaqur solidaritetin e tyre dhe angazhimin për të ndaluar dhunën
Dhjetëra qytetarë u mblodhën përpara banesës së Ilaria Sulës duke lënë lule, kartolina dhe pankarta për të nderuar kujtimin e saj dhe për të dërguar një mesazh kundër dhunës.
Babai i Ilaria Sulës falënderoi të gjithë qytetarët, kryetarin e bashkisë dhe forcat e policisë për mbështetjen dhe solidaritetin e dhënë në këto momente të vështira. Ai e theksoi se ky moment dhimbje për familjen do të jetë gjithashtu një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për problematikën e dhunës ndaj grave dhe për të kërkuar më shumë veprime nga shoqëria dhe shteti.

Në shenjë nderimi, flamujt në Terni janë ngritur në gjysmështizë, siç vendosi kryebashkiaku Stefano Bandecchi. Po ashtu, Universiteti Sapienza i Romës ka pezulluar mësimet në kujtim të studentes shqiptare, një veprim që tregon respektin dhe dhimbjen për humbjen e jetës së 22-vjeçares.
Sipas mediave italiane nderimi ndaj Ilaria Sula është një simbol i reflektimit dhe angazhimit të shoqërisë për të parandaluar tragjedi të tjera