Meriton Korenica vazhdon shkëlqimin në Rumani – gol dhe asistim pas vetëm 45 mintuave

by Nexhat

Sulmuesi kosovar Meriton Korenica, po vazhdon të dhurojë paraqitje fantastike në elitën e futbollit rumun. 

Korenica është aktivizuar nga minuta e parë në duelin që Cluji po e zhvillon në shtëpi ndaj Universitatea Craiova. 

banner

Cluji po avancon me rezultat 2-0 pas 45 minutave të para dhe më meritori për këtë rezultat është padyshim Korenica

Ai fillimisht asistoi tek goli i parë i shënuar nga Mohammed Kamara, para se të shënojë personalisht në minutën e 44-të për rezultatin 2-0. 

Deri në këto momente Korenica numëron shtatë gola dhe pesë asistime nëse llogarisim edhe këtë ndeshje, teksa pritet të shihet nëse do të shtojë edhe më shumë prej tyre në pjesën e dytë. 

Vlen të theksohet se Korenica për çudi nuk kishte marrë ftesën nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, për dy ndeshjet e ‘play-off-it’ për inkuadrim në Ligën B ndaj Islandës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy