Putin refuzoi armëpushimin e plotë/ Trump: Jam i zemëruar dhe i pakënaqur me të. Ata po bombardojnë si të çmendur tani, nuk e di ç’po ndodh…

by Nexhat

Presidenti Donald Trump, gjatë diskutimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në zyrën Ovale tha se ai “nuk është i lumtur” për sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, ndërsa SHBA përpiqet të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund luftimeve midis dy vendeve

“Unë nuk jam i kënaqur me atë që po ndodh me bombardimet, sepse ata po bombardojnë si të çmendur tani. Ata po bombardojnë – nuk e di se çfarë po ndodh atje. Kjo nuk është një situatë e mirë”, tha Trump

banner

Vërejtjet e Trump erdhën pas një pyetjeje se pse plani i tij i ri tarifor nuk përfshin asnjë taksë ndaj Rusisë.

Presidenti tha se kjo është “sepse ne nuk po bëjmë biznes, në thelb, me Rusinë, sepse ata janë në luftë”.

Trump tha se zyrtarët amerikanë po takohen me Rusinë dhe Ukrainën “dhe ne po afrohemi disi”, megjithëse ai nuk tha nëse kjo do të thoshte afër një armëpushimi.

Komentet vijnë pas një sulmi me raketa ruse në Kryvyi Rih, duke vrarë të paktën 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë, të premten. Ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të këtij viti në konflikt.

Trump tha gjithashtu se kohët e fundit ishte “i zemëruar” nga një telefonatë e fundit me liderin rus, i cili hodhi poshtë propozimin e Trump për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm në Ukrainë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy