Real Madrid po mendon shitjen e Vinicius në verë – Perez ka tre yje në mendje për ta zëvendësuar

by Nexhat

Real Madridi ka përpiluar një listë prej tre emrash të cilët i shohin si zëvendësues të mundshëm për Vinicius Junior. 

Të shtunën, Madridi bëri një hap fals në garën për titull në La Liga pas një paraqitje të dobët ndaj Valencias. 

banner

‘Laraskat’ ia dolën të triumfojnë në ‘Santiago Bernabeu’ me rezultat 2-1 ku golin e vetëm për ‘Los Blancos’ e kishte realizuar pikërisht Vinicius

Tani, është raportuar se gjiganti spanjoll mund ta planifikojë të ardhmen pa super yllin brazilian. 

Siç ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes, Madridi po e ‘konsideron seriozisht’ shitjen e Viniciusit në verë. 

Është sugjeruar se pavarësisht faktit se është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm, Vinicius po humb mbështetjen për shkak të ‘mungesës së konsistencës, mungesës së disiplinës brenda dhe jashtë fushës dhe ka një ndjenjë në rritje se ai ka stagnuar’. 

Si rezultat, një listë prej tre emrash është përpiluar nga kryesia e klubit. 

Në këtë listë bëjnë pjesë emra të njohur si Viktor Gyokeres, Rafael Leao dhe Victor Osimhen

Reprezentuesi suedez Gyokeres është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë aktualisht, pasi është lidhur edhe me klube tjera si Arsenali, Manchester United dhe Paris Saint-Germaini. 

Ndërkohë, Leao ka shkëlqyer tek Milani dhe është raportuar se Madridi për një kohë të gjatë e kanë përcjellë portugezin. 

Në fund, Madridi po ashtu po e ndjekë me vëmendje edhe Osimhen, i cili aktualisht luan në Turqi tek Galatasaray si huazim nga Napoli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy