Zgjedhjet e 11 majit, KQZ zbulon datat e shpërndarjes së fletëve të votimit për shqiptarët jashtë vendit

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar datat se kur do të shpërndahen fletët e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit për ata që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë tw ditur se fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga datat 15 deri më 22 prill, ndërsa në kontinentet e tjera do të mbërrijnë nga data 15 prill deri më 25 prill.

Pas pranimit të fletëve të votimit, qytetarët që jetojnë jashtë vendit duhet t’i dërgojnë ato në KQZ brenda 3 ditëve. Procesi është pa kosto për votuesit, pasi kostoja e postës mbulohet nga KQZ.

banner

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, theksoi se kjo është një mundësi e rëndësishme për të siguruar pjesëmarrjen e shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhje, duke u siguruar që ata të mund të votojnë pa asnjë kosto

“Fleta e Votimit do të vijë tek ju! Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT Fletët e votimit do të mbërrijnë: Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill. Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill. Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ”, shkruan Celibashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy