Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se deklarata se Serbia “po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë” është “e bazuar në informacionet të sakta”.
Ai tha pas takimit me përfaqësues të partive politike se kryeministrit në detyrë duhet t’i besohet sepse ai “nuk flet në hava”.
“Ju një gjë duhet ta keni parasysh dhe këtë ta keni parasysh sa herë të dalim… edhe mua më ka ndodhë nganjëherë, kam bë konstatime të tilla. Asnjëri prej krerëve të shtetit, kur bën konstatime të tilla, nuk janë ato për shkak të mendimeve personale, për shkak të spekulimeve apo për shkak të shprehjes së një dëshire. Këto ndodhin kur ne bazohemi në informata 100% të sakta të institucioneve tona shtetërore të sigurisë dhe të inteligjencës. Këtë duhet ta keni parasysh. Kryeministri nuk flet në hava dhe në ajër ashtu”.
Megjithatë Konjufca refuzoi të flasë për emrat e deputetëve në të cilët po ndërhyn Beogradi.
“Jo kjo është… me siguri informacion i klasifikuar”, tha ai.