Ftesa e Kurtit për takim, Abdixhiku vendos sot për përgjigje në takimin me drejtuesit e partisë

by Nexhat

Ndonëse kanë kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, ende nuk kemi formim të institucioneve të reja.

Në kuadër të diskutimeve për formimin e tyre, kryetari i LVV-së, Albin Kurti si mandatar për krijimin e Qeverisë ka nisur me dërgimin e ftesave për partitë opozitare.

banner

Kurti të dielën i ka dërguar një ftesë për takim konsultativ kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në ftesën e dërguar, Kurti i ka kërkuar Abdixhikut që të takohen nesër më 9 prill në orën 15:00 ose të enjten më 10 prill në orën 09:00 ose 14:00

Por Abdixhiku ende nuk i është përgjigjur kësaj ftese. Ai madje sot do të ketë një takim me kryesinë e ngushtë të partisë për të diskutuar pikërisht për këtë çështje

Telegrafi mëson se Abdixhiku ka ftuar në takim në orën 16:00 nënkryetarët e partisë Anton Quni, Lutfi Haziri, Doarsa Kica-Xhelili, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami dhe sekretarin e përgjithshëm Imri Ahmeti.

Temë e diskutimit të këtij takimi do të jetë pikërisht ftesa e Kurtit, dhe mbetet për t’u parë nëse Abdixhiku do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy