Gërvalla në KS të OKB-së: “Banjska” u udhëhoq nga Radoiçiqi i cili ka fotografi me Gjuriqin

by Nexhat

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka folur për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë.

Gërvalla tha se më 24 shtator 2023, Kosova u bë shënjestër e një sulmi të armatosur nga një grup paramilitar me bazë dhe mbështetje në Serbi, të udhëhequr nga terroristi Millan Radoiçiq, i cili tha se ka lidhje edhe me ministrin e Jashtëm serb dhe përfaqësuesin e Serbisë në KS të OKB-së, Marko Gjuriqin.

banner

“Më 24 shtator 2023, Kosova u bë shënjestër e një sulmi të armatosur nga një grup paramilitar me bazë dhe mbështetje në Serbi, të udhëhequr nga Millan Radoiciq, i cili publikisht njihet për lidhjet e tij me elitën politike në Serbi, duke përfshirë edhe ministrin e Jashtëm serb, Gjuriqin, këtu që është”.

“Ka fotografi publike të Radoiciqit me Gjuriqin, ulur në një kafene në Beograd, që e dëshmojnë këtë lloj lidhje. Ky ka qenë akt i hapur agresioni, kryer nga një grup me trajnim ushtarak, pajisje e logjistikë ushtarake, të gjitha këto të siguruara nga Serbia”, tha Gërvalla, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo kritikoi edhe raportin e UNMIK-ut, raport ky që sipas saj, sulmin në Banjskë e quan “incident serioz”.

“Sipas Rezolutës 33/14 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kjo përbën agresion. Ta quash këtë incident serioz sigurie, siç bëhet në raportin e UNMIK-ut këtu, jo vetëm që është keq përshkrim, por është shtrembërim. Faktet janë të qarta, Serbia e ka armatosur, trajnuar e mbështetur politikisht këtë grup që përfundimisht vrau Afrim Bunjakun. Jo vetëm që ishte terrorizëm, por ishte akt i luftës”, tha ajo.

Gërvalla: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte ekzistenciale për të ndalur gjenocidin në Kosovë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ndalur gjenocidin në Kosovë.

“Ndërhyrja e NATO-s nuk ishte vetëm legjitime, ajo ishte ekzistenciale. Ajo përfaqësonte mbrojtjen e vlerave themelore të Kombeve të Bashkuara dhe të vetë njerëzimit, ndaljen e një gjenocidi që ishte në zhvillim, shpëtimin e jetëve të panumërta dhe qëndresën ndaj krimeve masive kundër njerëzimit”, theksoi Gërvalla.

Ajo shtoi se intervenimi ndërkombëtar i dha fund fushatës së gjenocidit dhe vrasjeve masive të ushtruara nga regjimi i Serbisë në Kosovë.

“Republika e Kosovës është shembulli më i mirë i asaj se si një ndërhyrje ndërkombëtare për të ndaluar gjenocidin, e pasuar nga mbështetja e palëkundur e bashkësisë ndërkombëtare, ka mundësuar ndërtimin dhe lulëzimin e një demokracie të plotë, evropiane dhe perëndimore. Përkundër kundërshtimeve të vazhdueshme nga Rusia, Serbia dhe aleatët e tyre, Kosova është shndërruar në një demokraci të konsoliduar dhe në një partnere të respektuar ndërkombëtare”, deklaroi ministrja në detyrë, Gërvalla

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy