Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe zyrtarja e lartë e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka folur sot në konferencë për media edhe për dy skenarët e krijimit të Qeverisë së re që janë përmendur nga Glauk Konjufca,
Haxhiu ka thënë se LVV po pret që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe sipas saj, kur flitet për skenarë, dihet që vetëm LVV mund ta bëjë Qeverinë dhe partitë opozitare jo. Haxhiu ka shtuar se kjo nënkupton që ose LVV e bën Qeverinë, ose shkohet në zgjedhje të reja.
“Po presim që të konstituohet Kuvendi,. Ju e dini që Qeverinë mund ta bëjë VV dhe në anën tjetër s’mundet opozita. Duke qenë kështu, o e bëjmë Qeverinë, o shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Haxhiu.