KESCO apelon për kursim të rrymës: Importi po kushton miliona euro

by Nexhat

Në prag të hyrjes në fuqi të vendimit për rritjen e çmimit rrymës, KESCO qysh sot ka bërë një apel drejt qytetarëve për kursim të energjisë elektrike.

Siç thuhet në njoftim, kapacitetet vendore të prodhimit aktualisht janë të kufizuara dhe arrijnë deri në 500 megavatë orë për orë, kurse rritje e ndjeshme e kërkesës për energji elektrike ditëve të fundit sipas tyre, po arrin nivele mbi 1000 megavatë në orë.

banner

”Ditëve të fundit, Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme dhe të paparashikueshme të kërkesës për energji elektrike, duke arritur nivele deri në mbi 1000  megavat në orë.

Për shkak të rënies së temperaturave, kjo kërkesë është dukshëm më e lartë krahasuar me periudhat tipike të pranverës, kur konsumi zakonisht është më i ulët për shkak të kushteve më të favorshme klimatike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy