Kica-Xhelili: LDK s’ka takim formal sot, mund të ketë ftesa të përveçme për disa nënkryetarë

by Nexhat

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, në një konferencë për media pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, ka folur edhe për raportimet e sotme në media për një takim të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, që u konfirmua nga dy nënkryetarë të LDK-së e që u demantuar më pas nga zëdhënësi i LDK-së,

Kica-Xhelili ka thënë se LDK sot s’ka takim zyrtar dhe formal të Kryesisë së partisë, ndërkohë që ka lënë të hapur mundësinë që Abdixhiku ka ftuar në takim disa prej nënkryetarëve për takim.

banner

“S’qëndron sot takimi i LDK-së. LDK s’ka takim sot. Takimet zyrtare të LDK-së, qoftë të Kryesisë apo takimet e tjera formale, bëhen të ditura për mediat. Çfarëdo ftese eventuale e përveçme e ndonjë nënkryetari të LDK-së, s’është në suaza të takimeve formale. S’e kam të qartë se po flitet për një takim formal të LDK-së”, ka thënë Kica-Xhelili.

Dy nënkryetarët që kanë konfirmuar se sot Abdixhiku ka thirru takim në orën 16:00, kanë qenë Anton Quni dhe Gazmend Muhaxheri.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në një përgjigje për Express ka mohuar që LDK ka takim të Kryesisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy