Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se partia e tij në garën zgjedhore ka hyrë me synimin për të marrë 500 mijë vota. Por, meqë kjo s’ndodhi, Konjufca tha se është “rasti normal i mundshëm” që partia e parë të shqyrtojë mundësitë për bashkëpunbim.
Ai tha se ftesa LDK-së iu dërgua pas konsultimeve me komunitetin joshumicë në të cilin kanë qenë deri tash në koalicion.
“Ata kanë qenë pjesë e koalicionit. A janë të gatshëm të vazhdojnë me të njëjtën qeverisje, dhe pastaj kalohet te të tjerët që nuk kanë qenë, këta që kanë refuzuar dhe këta që edhe unë pajtohem se është më e vështirë arritja e një marrëveshje. Por, problemi është se nëse pakicat joserbe do të thonin jo atëherë kjo prodhon matematika tjera të koalicionit qeverisës.
“Më mirë është të shkohet me rend dhe qasja e kryeministrit është që të shkohet me rend dhe e ka zgjedhur LDK-në që ti drejtohet të parës. Me thënë të drejtën është pak privilegjuese”