Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka komentuar situatën politike në vend, duke thënë se nuk është befasi për të ftesa e Albin Kurtit drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, ky hap është një lëvizje politike që e tregon qartë se Albin Kurti është gati të bëjë çdo lëshim dhe të bashkëpunojë me çdokënd, përfshirë Listën Serbe, Radojçiqin e Vuçiqin.
Ai theksoi se Kurti tashmë është në një pozicion ku qëndrimi në pushtet nuk është më opsion.
“Mundet dikush me ardh këtu, me thënë befasi Kurti e ftoi LDK-në. Për mua nuk është aspak befasi. Është e qartë, Albin Kurti me Listën Serbe, me Radojçiqin, me Vuçiqin me çdokënd që ka nevojë edhe me vetë djallin. Veç për të qëndruar në pushtet. Dhe tashmë jo veç si dëshirë për pushtet por edhe si domosdoshmëri. Se përndryshe prapa grilave. Kurti e di shumë mirë që ftesa e parë e prokurorisë ka me qenë di dëshirë, ftesa e dytë ka me si i akuzuar”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.
Mehmetaj beson se Kurti dhe VV-ja, përkundër pretendimeve për formimin e një qeverie, nuk kanë synuar kurrë formimin e një qeverie funksionale, por vetëm kanë kërkuar të zvarrisin procedurat deri në zgjedhjet e ardhshme.
“E gjithë situata është tendencë për të krijuar klimë për zgjedhjet e ardhshme, kurdo që mbahen ato. Ma moti kam qenë i bindur se Albin Kurti dhe VV-ja nuk kanë me tentu fare me formu qeverinë, por vetëm me zvarrit me procedura, deri në zgjedhjet e ardhshme. Albin Kurti po e sheh shqyrton mundësin e krijimit të një qeveri afatshkurtër, po them prapët gjithmonë me idenë ta krijojë klimën e nevojshme. Edhe situatën mjaftueshëm të favorshëm për të që kur të shkohet në zgjedhjet e ardhshme ta ketë rrëfimin e ndërtuar, sepse ai beson akoma se në sytë e publikut, ai e posedon të vërtetën.
Po shiko çka ka ndodhur? Unë mendoj që dëshira e VV-së me diskreditu çdokënd tjetër përveç vetes, ka përfunduar ku specifikisht veten po e diskrediton. Sepse sa më shumë pushtet Albin Kurti, aq më shumë po krijohet nevoja e tij për kalkulimin e radhës, i cili hedh në pak një fakt, krejt ideja dhe qëllimet e tij janë: mirëmbajtja e pushteti, që e ka fituar një herë e një kohë”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.
Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një takim konsultativ, duke e refuzuar atë në mënyrë të prerë. Abdixhiku theksoi se për LDK-në, fjala është zotim dhe besë, dhe nuk mund të kalohen lehtë fyerjet e vazhdueshme që janë bërë ndaj partisë dhe përkrahësve të saj