Nis testimi PISA 2025 në Shqipëri, nxënësit do të vlerësohen për njohuritë në lexim, lëndët shkencore dhe matematikë

by Nexhat

Ka nisur sot testimi ndërkombëtar PISA 2025 në Shqipëri, që do të zhvillohet në 160 shkolla të vendit, ku marrin pjesë 6,330 nxënës 15-vjeçarë, për vlerësimin e njohurive dhe kompetencave të tyre në lexim, lëndët shkencore dhe matematikë, vlerësim që do të zhvillohet online.

Gjatë një takimi me mësuesit në gjimnazin “Sami Frashëri”, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u shpreh se janë marrë masat që ky testim të pasqyrojë realisht nivelin e përgjithshëm të arsimit në Shqipëri, punën e të gjithë mësuesve, si dhe arritjet dhe kompetencat e fituara nga nxënësit.

banner

“Ne kemi punuar gjatë gjithë vitit sepse duam që ky vlerësim dhe testim për ne të jetë një testim realist dhe të tregojë vërtetë ato kontribute dhe vlera të arsimit shqiptar. Është një vlerësim që pasqyron nivelin e arsimit në vend, punën e të gjithë mësuesve dhe arritjet dhe kompetencat e fituara nga nxënësit e moshës 15 vjeçare”, tha Manastirliu.

Sipas ministres së Arsdimit, përgatitjet për të janë kryer për nxënësit, mësuesit dhe infrastrukturën e duhur.

“Unë jam e bindur që angazhimi i madh i nxënësve dhe mësuesve do të na bëjë ne te kemi rezultate të mira në rezultatin e radhës, tashmë jemi të përgatitur me mësuesit, me infrastrukturën e duhur sepse testimi është online për të tre degët”, tha Manastirliu.

Qëllimi i testit PISA (Programme for International Student Assessment) është të vlerësojë se sa mirë janë të përgatitur nxënësit 15-vjeçarë (zakonisht në klasën e 9-të ose të 10-të) në lexim, lëndët shkencore dhe matematikë, në kontekstin për të përballuar sfidat reale të jetës. Testimi do të zhvillohet sipas një kalendari në dy javët në vijim në shkollat në të gjithë vendin.

Përgatitjet për testimin PISA kanë nisur prej 1 viti, me trajnimin e mësuesve, ku janë trajnuar 1000 mësues si dhe realizimin e testeve prove për nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hartuar dhe po zbaton një plan të detajuar për përmirësimin e rezultateve në PISA 2025, i cili përfshin: analiza të thelluara të rezultateve të mëparshme, trajnime periodike për mësuesit në fushat kyçe, si dhe zhvillimin e materialeve mbështetëse për mësimdhënie

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy