Përfaqësuesi i SHBA-së, John Kelley, para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, bëri thirrje për Kosovën dhe Serbinë “të përmbahen nga retorikat eskaluese”. Ai tha se qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy shteteve.
Gjithashtu shtoi se zgjidhja e konflikteve do të krijonte klimën e investimeve.
“Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutje të tensioneve të përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre dhe në rajonin e tyre për një të ardhme më prosperuese, qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Nomalizimi i marrëdhënieve është qenësor për gjithë Ballkanin Perëndimor, Amerika dhe komuniteti kilobal janë më të sigurta kur vendet i zgjidhin konfliket në mënyrë paqësore dhe më prosperues kur krijohet klima për investime dhe tregti kombëtare”, tha ai.
Kelly theksoi “përpjekjet e kaluara të UNMIK-ut për të nxitur dialogun dhe reformën ligjore, por tha se koha për të mbyllur UNMIK ka ardhur.
“Rekomandojmë që UNMIK të fillojë të transferojë funksionet e veta tek agjencitë e tjera të OKB-së, ashtu që procesi drejt mbarimit të misionit të jetë gradual dhe jo i paparashikuar”, tha ai.
“SHBA kërkon të zbusë shpenzimet e panevojshme, UNMIK është 89% e buxhetit shkon për paga të punëtorëvë edhe pse misioni eka tejkaluar moti mandatin e vet. Të rishikojnë dhe të fillojnë një përmbyllje konsistente të misionit koha për këtë tranzicion është tejkaluar moti. UNMIK nuk ka më rol në qeversije të Kosovës, ka burime dhe shumë staf”, u shpreh ai.
Fjalimi i plotë është publikuar edhe i shkruar në platformën “X”.
The United States is committed to rooting out unnecessary spending in international organizations. We call on fellow Council members to revisit @UNMIKosovo’s mandate so we may commence an orderly winding down of its operations. The time to begin this transition is overdue.… pic.twitter.com/IHj10SqpSe
— U.S. Mission to the UN (@USUN) April 8, 2025