Shefja e UNMIK-ut në Këshillin e Sigurimit kritikon qeverinë, e përmend edhe arrestimin e 16 serbëve

by Nexhat

Shefja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, në seancën e Këshillit të Sigurimit ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për siç tha, veprimet e njëanshme të ndërmarra në veri të vendit.

Ziadeh tha shoqëria civile dhe liderët politikë lokalë në veri ankohen për mbylljen e qendrave për punë sociale të udhëhequra na Serbia dhe ndikimin socio-ekonomik që ato kanë pasur.

banner

Sipas Ziadehit serbët lokalë të Kosovës nuk shohin alternativë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe nevojës që sipas saj, serbët e Kosovës ta “rikthejnë një ndjenjë të zotësisë në kuptimin e sistemit të vetëmenaxhimit brenda Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

“Ata i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i mbështes të gjitha përpjekejt për një angazhim të ripërtrirë në mirëbesim nën procesin e normalizimit. Palët, gjithashtu kanë ngritur brenga për sa i përket ngacmimit seksual të pretenduar të një serbe në publik. Të gjitha ato pretendime duhen hetuar. Kohë pas kohe kam shprehur brengat e mija për sa i përket mbylljes së institucioneve të udhëhequra nga Serbia dhe pasojave që kanë në të drejtat sociale dhe ekonomike, sidomos ata persona që janë në gjendje të cenueshme”.

“UNMIK-u do të vazhdojë monitorimin e ngushtë të atij ndikimi. Ritheksoj thirrjen time për t’u përmbajtur nga veprimet e njëanshme dhe inkurajoj që cështjet e mbetura të diskutohen brenda kuadrit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

“Vendimi i vonë i Qeverisë së Kosovës që të regjistrojnë dokumentet e statutit civil është i mirëpritur. Ky është një komponent i rëndësishëm në trajtimin e cështjeve të statusit civil që ballafaqohen banorët serbë në veçanti. Megjithatë, ka mangësi që mbeten për sa i përket shtrirjes, interpretimit dhe zbatimit të atij vendimi. Inkurajoj avancimin e përpjekjeve për të kontaktuar me komunitetet duke mbështetur zgjatjen e afatit që aktualisht është 30 prilli”, tha Ziadeh,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy