Grabitje në Fushë Kosovë – nën kërcinimin e armës grabitësit i marrin para viktimës

by Nexhat

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ku një person ka mbetur viktimë e grabitësve të armatosur.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 08:30, ndërsa dyshohet se ka ndodhur rreth orës 06:30.

banner

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se grabitësit i kanë marrë një shumë të parave ankuesit, nën kërcënimin e armës dhe me forcë.

“Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, tha Ahmeti

Për momentin nuk dihet shuma e saktë e parave të grabitura, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy