31
Vila e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, tashmë quhet Vila 31 x Art Explora dhe është kthyer në një qendër inovative artistike dhe kulturore.
Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit Blendi Gonxhja.
Vila 31 x Art Explora ka mirëpretur rezidentët e parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia e vende të tjera, duke sjellë një program kulturor të hapur për të gjithë: performanca, diskutime, punëtori, lexime dhe shfaqje filmash, tha kryeministri.
Nga data 9-13 prill, hyrja do të jetë e lirë për të gjithë.