KEK jep informacione për gjendjen e Njësisë B2, thotë se ka “siguruar energji nga burime të jashtme” pas ndaljes

by Nexhat

KEK ka dhënë informacione për gjendjen e Njësisë B2, duke bërë të ditur se sot në orët e para të mëngjesit është ndalur nga puna në këtë njësi të Termocentralit “Kosova B”, gjë e cila ka ndodhur për shkak të rrjedhjeve të konsiderueshme të ujit,

Nga KEK, është theksuar edhe se hera e fundit që diçka e tillë ka ndodhur në këtë njësi, ka qenë në dhjetor të vitit të kaluar.

banner

Po ashtu, nga KEK është thënë se ndalja e tillë është e domosdoshme për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja të mëdha.

”Në ndërkohë, KEK ka arritur të sigurojë rreth 5,000 MWh energji elektrike nga burime të jashtme, që përfaqëson afërsisht 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2”, thuhet në njoftim.

Postimi:

Njoftim për Ndaljen e Njësisë B2

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ju njofton se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është ndalur nga puna në orët e para të mëngjesit të sotëm, me dt: 09.04.2025, për shkak të rjedhjeve të konsiderueshme të ujit.

Vlen të theksohet se hera e fundit kur kjo njësi ka pasur një rrjedhje të tillë ishte më 04.12.2024, dhe për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja më të mëdha, ndalja e saj ka qenë e domosdoshme.

Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe ekspertëve teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar. Bazuar në vlerësimet paraprake, pritet që ky proces të zgjasë rreth 48 orë

Në ndërkohë, KEK ka arritur të sigurojë rreth 5,000 MWh energji elektrike nga burime të jashtme, që përfaqëson afërsisht 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2.

Për çdo informacion të mëtejshëm, si dhe për datën e rikthimit në funksion të njësisë B2, do të ju mbajmë të informuar me kohë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy