Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore të misionit të KFOR-it ka kryer patrullime përgjatë vijës kufitare me Serbinë në veri të Istogut.
KFOR-i bëri të ditur se kontrolli i kufirit është një angazhim i përditshëm i njësive të tij.
“Prania në këtë zonë është thelbësore për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”, u tha në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.