Kryeziu: Diskursi politik në vend s’i shërben demokracisë, VV’ja ta ftojë Listën Serbe në tryezën e diskutimeve

by Nexhat

Ismet Kryeziu, nga KDI, ka komentuar situatën politike në vend ku në diskutim është çështja e krijimit të qeverisë së re, duke thënë se diskursi politik e sjelljet që kanë partitë politike në vend, nuk i shërbejnë vlerave të demokracisë,

Kryeziu, ka përmendur qëndrimin e partive shqiptare që të mos kenë koalicion me Listën Serbe, duke deklaruar se një qasje e tillë përjashtuese dëmton proceset e ndërtimit dhe integrimit të një shoqërie të hapur, shumëetnike dhe të barabartë

banner

‘‘Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i parë politik, duhet të heqë këto “vija të kuqe” dhe të ftojë në tryezën e diskutimeve edhe Listën Serbe. Jo vetëm Vetëvendosje, por çdo subjekt apo nismë politike që synon formimin e shumicës parlamentare, duhet të angazhohet për një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur’’, ka thënë mes tjerash ai.

I njëjti ka theksuar edhe se përjashtimi i përfaqësuesve të komunitetit serb nga vendimmarrja për shkak të kalkulimeve elektorale, paraqet një sfidë serioze për mozaikun kushtetues.

Postimi:

Diskursi politik dhe sjelljet e partive politike të kohëve të fundit, veçanërisht qëndrimi i pothuajse të gjitha partive shqiptare se me Listën Serbe nuk duhet të bëhet koalicion, nuk i shërbejnë as patriotizmit, e as vlerave të demokracisë që Kosova synon të ndërtojë dhe përfaqësojë.

Përkundrazi, një qasje e tillë përjashtuese dëmton proceset e ndërtimit dhe integrimit të një shoqërie të hapur, shumëetnike dhe të barabartë, thelb i një shteti demokratik, ashtu siç synon të jetë edhe shoqëria jonë. Përjashtimi i përfaqësuesve të komunitetit serb nga vendimmarrja dhe negociatat për formimin e qeverisë, për shkak të kalkulimeve elektorale, paraqet një sfidë serioze për mozaikun kushtetues, juridik dhe politik të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i parë politik, duhet të heqë këto “vija të kuqe” dhe të ftojë në tryezën e diskutimeve edhe Listën Serbe. Jo vetëm Vetëvendosje, por çdo subjekt apo nismë politike që synon formimin e shumicës parlamentare, duhet të angazhohet për një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, në përputhje me frymën demokratike dhe obligimet kushtetuese të vendit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy