“Kushdo që e ka prekë votën duhet të dënohet sipas ligjit – nëse ka gjëra të tilla brenda nesh, le të hetohen”, Hykmete Bajrami për votat e diasporës

by Nexhat

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se ka bërë thirrje që kushdo që ka prekur votën e qytetarëve të dënohet sipas ligjit nga organet e rendit.

Ajo ka thënë se për dallim nga partitë e tjera politike, LDK i kërkoi Prokurorisë hetim edhe nëse ka gjë atë tilla në mes e partisë.

banner

Disa zëra në LDK kanë aluduar se “ka pasur manipulim të votave të diasporës brenda kandidatëve për deputetë”. Një gjë e tillë nuk është verifikuar.

“Unë kam thënë një ditë para mbledhjes së kryesisë që le të rinumërohen votat, të hetohen. Kam bërë thirrje Prokurorisë që ta jetojë secili rast dhe kushdo që ka prekur votën, vullnetin e qytetareve duhet të dënohet sipas ligjit”.

“Qëndrojmë prapa një gjejë të tillë për dallim nga partitë e tjera që iu thereshin institucioneve të drejtësisë vetëm kur gishtat janë të drejtuara kah oponentët politikë. Ne edhe në qoftëse ka gjëra të tilla brenda nesh ne iu bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që ato të hetohen deri argumentin dhe faktin e fundit”, ka thënë Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy