Liderët e partive konservatore dhe socialiste në Gjermani raportohet se kanë rënë dakord për një marrëveshje koalicioni për ta formuar qeverinë e re, sipas mediave gjermane, shkruan The Guardian
Agjencia gjermane e lajmeve dpa tha se liderët e të dy partive do të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 15:00 për ta paraqitur rezultatin e bisedimeve.
Por marrëveshja ende duhet të miratohet me votë nga 357,000 anëtarët e SPD-së, gjë që pritet të zgjasë të paktën dhjetë ditë, që do të thotë se lideri i CDU-së, Friedrich Merz, ka gjasa të mos konfirmohet zyrtarisht si kancelari i ardhshëm i Gjermanisë para muajit maj.
Spekulimet mediatike sugjerojnë se CDU/CSU do t’i marrë ministritë e brendshme dhe të jashtme, duke marrë përsipër detyrën kritike të zgjidhjes së krizës së migracionit në vend dhe përcaktimit të vendit të Gjermanisë në botë, pavarësisht pasigurisë globale për shkak të administratës së re amerikane.
Raportet e para sugjerojnë se SPD-ja, e cila e drejtoi qeverinë e dalë nga Olaf Scholz, do t’i mbajë portofolat e financave dhe të mbrojtjes, duke e lënë ministrin e njohur të mbrojtjes Boris Pistorius në kabinetin e ardhshëm.