Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për influencerin e njohur australian, Mario Nawfal, ka folur Jugosllavinë, shpërbërjen dhe për ngjarjet që kanë përshkruar rajonin që nga vitet e 90-ta,
Osmani ka deklaruar se shpërbërja e Jugosllavisë kishte nisur në momentin kur Sllobodan Millosheviq kishte filluar t’i luftojë të gjithë ata që s’mendonin si ai, duke filluar me Slloveninë e Kroacinë, pastaj Bosnje e Hercegovinën dhe në fund edhe me Kosovën.
Presidentja e Kosovës ka thënë se lufta e Sllobodan Millosheviqit në Kosovë nuk ishte thjesht për territor, por ishte një luftë kundër civilëve, grave e fëmijëve, sepse siç thotë shefja e shtetit të Kosovës, regjimi i Millosheviqit deshi të shkaktojë një dëm ndër gjenerata në Kosovë.
“13 mijë njerëz u vranë, u shkatërruan shtëpi”, shprehet Osmnai, duke shtuar se shqiptarët e Kosovës ishin në vendin e tyre prej Ilirëve dhe se këtë e dëshmojnë edhe faktet arkeologjike në Ulpianë, pak kilometra larg Prishtinës.
Presidentja e Kosovës ka thënë se qëllimi i Sllobodan Millosheviqit ishte qe të zhdukte shqiptarët e Kosovës nga faqja e dheut dhe se një gjë të tillë mrekullisht e ndalën demokracitë e botës në krye me SHBA-në. Prandaj thotë Osmani, Kosova sot është vendi më pro-amerikan në botë,
“Millosheviqi deshi t’na fshijë nga faqja e dheut. Dhe mrekullisht demokracitë nga e gjithë bota na shpëtuan, që u drejtuan nga SHBA-ja dhe shpëtuan jetët tona. Prandaj është shumë normal të them se Kosova sot është vendi më pro-amerikan në botë”, ka thënë Osmani
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) April 8, 2025
EXCLUSIVE INTERVIEW – KOSOVO PRESIDENT: “WE’RE THE MOST PRO-AMERICAN COUNTRY ON EARTH!”
Statues of Bill Clinton. Streets named after him. And 97% of the country backing the U.S.—whether it’s a Democrat or Republican in power.
Kosovo’s President @VjosaOsmaniPRKS opens up in… https://t.co/V5pfn4oaBj pic.twitter.com/S9nxEQVMW1