Në një kohë kur Evropa është thellësisht e përqendruar në luftën në Ukrainë, tensionet në Ballkanin Perëndimor po arrijnë nivele të rrezikshme.
Kriza politike dhe etnike në rajon është intensifikuar, duke pasur ndikime të thella në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Një nga ngjarjet më shqetësuese ishte rrethimi i manastirit ortodoks serb në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, i cili përfshiu një përleshje të armatosur mes Policisë së Kosovës dhe sulmuesve serbë.
Ky incident ka shkaktuar vdekjen e një policit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe tre terroristëve serbë, duke intensifikuar akuzat dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Kosova ka fajësuar Serbinë për shkaktimin e dhunës, ndërkohë që Beogradi ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje, duke e quajtur një përpjekje për të minuar serbët në Kosovë.
Ky sulm është një nga shumë ngjarjet që kanë nxitur shqetësime për mundësinë e një konflikti të ri në rajon, ndërkohë që analistët dhe liderët ndërkombëtarë paralajmërojnë për mundësinë e një destabilizimi të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, një rajon që mbetet shumë i ndjeshëm ndaj ndikimeve të jashtme, përfshirë ato të Rusisë.
Përveç kësaj, pas sulmit në Banjskë, ka pasur një shpërthim që ka dëmtuar infrastrukturën kyçe të energjisë dhe ujit, një incident që Kosova e ka quajtur sulm terrorist.
Kjo ka shtuar akuzat ndaj Serbisë për aktivitete destabilizuese, ndërkohë që udhëheqësit kosovarë, si presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë ngritur shqetësime se kërcënimi i një lufte tjetër është real, duke përmendur mbështetjen e Serbisë nga Rusia, Kina dhe Irani
Në takimin e Osmanit me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, presidentja i bëri presion atij për nënshkrimin e një marrëveshjeje ekonomike dhe të sigurisë që do të përfshinte blerje dypalëshe të armëve dhe më shumë operacione të përbashkëta ndërmjet trupave të tyre.
Ajo gjithashtu tha për POLITICO se kishte “shprehur zyrtarisht” gatishmërinë e vendit të saj për t’u bashkuar me forcën paqeruajtëse që Britania e Madhe dhe Franca po përpiqen të organizojnë për Ukrainën – por ajo e kushtëzoi atë me nënshkrimin nga ana e MB-së të marrëveshjes së saj të dëshiruar.
Presidentja goditi “paqësimin aktiv” nga palë të paidentifikuara në BE, të cilat ajo i kritikoi për vazhdimin e dhënies së parave për Serbinë pavarësisht tensioneve
Kosova zyrtarisht aplikoi për t’u bashkuar me bllokun në vitin 2022, por ende nuk njihet nga pesë shtete anëtare dhe i është thënë, si Serbisë, se duhet të bëjë më shumë për të normalizuar marrëdhëniet.
Ajo tha se Lammy duhet t’i thotë Vuçiqit që “të ndalojë së sulmuari fqinjët e tij, shumë qartë dhe thjeshtë”, megjithëse në intervistën me POLITICO ai nuk pranoi të atribuonte ndonjë faj për sulmin e Banjskës. (Privatisht, POLITICO thotë se zyrtarët britanikë pranojnë se ka prova të përfshirjes serbe).
Milan Radoiçiq pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm, ai u hetua në Beograd dhe në Prishtinë ku ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste.
Derisa ai besohet se po qëndron në Serbi, një vit pas në fshatin tashmë të qetë të Banjskës banorët vazhdojnë jetojnë me misterin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar
Që nga sulmi i 24 shtatorit, policia disa herë ka gjetur armatime në Banjskë të Zveçanit, por edhe në pjesë të tjera të veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe