
Shkruan: Ahmet Asani
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila nga shumë njerëz nê Kosovë e vise perceptohet si subjekt i ri dhe i ndarë nga trashëgimitë ideologjike të së kaluarës, në fakt përfaqëson një linjë kontinuitive të disa pjestarëve të Lëvizjeve të majta me frymë marksiste-leniniste, të cilët gjatë viteve më të rëndësishme të çlirimit të Kosovës dhe pas çlirimit të Kosovës kishin ngelur në periferi!
Kjo linjë ka origjinën te disa ish anëtarë te Lëvizjeve te majta te cilat e quanin veten Popullore, por që drejtoheshin nga organizata tê majta marksiste-leniniste te lidhura fort me PPSH-ën Stalinisto-Enveriste, të cilët gjatê dhe pas luftës kishin ngelur në bisht të rrjedhave të kohës!
LVV-ja, ne popull eshte paraqitur dhe vazhdon të paraqitet si lëvizje qytetare, por në thelb ajo ishte dhe vazhdon të jetë një riformatim i bërë nga pjestarë të grupeve marksiste-leniniste të cilët gjatë viteve ’90/98 kishin mbetur jashtë vendimmarrjes!
LVV ndërtoi legjitimitetin e saj mbi kritikën ndaj elitave të luftës dhe të paqes, duke shfrytëzuar çdo gabim të LDK-es dhe PDK-es për të krijuar një imazh “të tretit të pastër”. Synimi i LVV-ës ishte dhe mbeti shkatërrimi i LDK -ës si dhe futja e përçarjes mes PDK-ês si trashëgimtare e UÇK-ës dhe LDK-es si trashëgimtare e FARK-ut dhe Rugovizmit!
Fitorja politike e LVV-së nuk mund të shihet si rezultat i ndërtimit të një modeli superior politik apo ekonomik, por si fryt i strategjisë “përçaj e fito”. Në një skenë ku PDK-ja dhe LDK-ja ishin të përfshira në përplasje të vazhdueshme për narrativën e luftës dhe për trashëgiminë e shtetformimit, LVV u pozicionua si “i treti” – pra si forcë që mund të mobilizojë popullin duke e vënë në gjyq të shkuarën. Duke u vendosur si alternativë ndaj një politike që e quante “të korruptuar”, ajo në fakt mobilizoi një lloj populizmi të ngjashëm me atë që shfrytëzojnë lëvizjet radikale në botë!
▪︎ Pra, LVV-ën duhet parë dhe kuptuar si një rikthim në skenë të disa ish pjestarëve të grupeve marksiste të margjinalizuara, përmes një populizmi të rafinuar dhe një strategjie të shkathtë të manipulimit emocional të popullit. Keta misionarë të internacionales komuniste, arritën të dominojnë sot skenën politike, duke nxjerrë rininê në ball, për të përçuar një iluzion të “ndryshimit”, por që në fakt më shumë është kthim prapa se sa hap përpara!