“Sipas UNICEF 47% e fëmijëve vuajnë nga kequshqyerja, kjo nuk e shqetëson Ramën”, Këlliçi: Zgjidhja është te programi i PD

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Konventën Rajonale të Kujdesit ndaj Fëmijëve, duke e akuzuar atë për neglizhencë ndaj varfërisë dhe problemeve të thella që prekin fëmijët shqiptarë

Sipas Këlliçit, Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje konkrete për situatën e fëmijëve në Shqipëri, por në vend të kësaj shfaqi pritshmëri të mbështetjes financiare nga Bashkimi Europian. Ai solli në vëmendje raportin e UNICEF, sipas të cilit 47% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja – një statistikë shqetësuese që, sipas tij, nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga qeveria

banner

Këlliçi përmendi me emra raste tragjike të fëmijëve si Kristi Maze, Ardit Gjoklaj dhe Martin Cani, duke theksuar se nëse qeveria do kishte prioritet shëndetësinë dhe arsimin e fëmijëve po aq sa shpenzon për luksin dhe udhëtimet, këto jetë mund të ishin shpëtuar.

Në këtë kuadër, ai paraqiti programin e Partisë Demokratike si alternativën e vetme për ndryshim real, që sipas tij vendos fëmijët në qendër të qeverisjes. Sipas PD, do të ofrohet një pagesë mujore prej 60 eurosh për fëmijën e parë deri në moshën 18 vjeç, 70 euro për të dytin, dhe mbështetje shtetërore për fëmijën e tretë deri në moshën 23 vjeç.

Programi përfshin gjithashtu futjen e ushqimit në shkolla, rritjen e cilësisë arsimore të mbështetur në meritokraci dhe dyfishimin e buxhetit për arsimin.

“Shqipëria Madhështore fillon nga fëmijët! Si janë fëmijët sot, do të jetë Shqipëria nesër,” përmbylli deklaratën e tij Belind Këlliçi.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Edi Rama pret që problemin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë të fëmijëve shqiptarë t’ia zgjidhë Bashkimi Evropian.

Këtë kishte në fokus fjala e tij në Konventën rajonale të Kujdesit ndaj Fëmijëve.

Rama la të kuptohej qartë se në lidhje me këtë çështje nuk ka asnjë zgjidhje, por pret financimet e Bashkimit Europian, në një kohë që sipas Raporteve të UNICEF, të realizuara edhe nga Linda Rama, raporti i bërë publik vitin e kaluar, thuhet se 47% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja. Por kjo nuk e shqetëson shumë Edi Ramën.

Në rast se Rama do shqetësohej për shëndetësinë, varfërinë apo arsimin aq sa shqetësohet për Kopshtin e Edenit në Kryeministri, për shishen e verës 33 mijë euro, për udhëtimet me charter privat, për ekspozitat e tij private në metropolet e botës, vogëlushin Kristi Maze që ndërroi jetë në pritje të një transplanti, 17 vjeçarin Ardit Gjoklaj që varfëria e çoi të punonte në Landfillin e Sharrës, apo 14 vjeçarin Martin Canin që u vra në derë të shkollës, do ishin mes të gjallëve dhe me të afërmit e tyre.

Zgjidhja për reduktimin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë tek fëmijët mund të gjendet vetëm tek programi qeverisës i Partisë Demokratike.

Për fëmijën e parë deri në moshën 18 vjeç do ketë një pagë prej 60 eurosh në muaj, për fëmijën e dytë 70 euro në muaj dhe fëmija i tretë do të merret përsipër nga shteti deri në moshën 23 vjeçare.

Futja e ushqimit në shkolla, rritja e cilësisë arsimore duke e mbështetur tek merita dhe jo militantizmi, apo dyfishimi i buxhetit është ajo çka ofron Partia Demokratike në qeverisjen e saj.

Ky në fakt duhet të jetë detyrim i çdo qeverie të përgjegjshme.

Shqipëria Madhështore fillon nga fëmijët!

Si janë fëmijët sot do të jetë Shqipëria nesër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy