Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për gjasat se a ka mundësi Albin Kurti, kryetari i partisë që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, të zvarrisë procesin e formimit të Qeverisë së re.
Në emisionin DPT Fidani, ai ka thënë se Kurti nuk ka hapësirë të manipulojë për këtë.
“S’ka hapësirë të manipulojë, në aktgjykimin e parë për VLAN-in e kemi përdorur shprehjen fitues absolut dhe relativ, dhe për rastin Hoti është përdorur shprehja fitues i zgjedhjeve dhe më pas është keqkuptuar,në sistemin çfare jemi ne nuk ka fitues, ka fitues absolut dhe ka fitues relativ të zgjedhjeve. Albin Kurti, Qeveria 2 që shkoi nuk ka qenë fitues, ka qenë fitues relativ, fitues absolut i zgjedhjeve në Kushtetutë është kur ti i fiton 50 plus 1 të deputetëve, sepse me ato vota zgjidhet qeveria. Atëherë kishte vullnet me iu thane pakicave jo shqiptare shkoni edhe me krijuar gjendjen siç është krijuar”.
“Tani ka ardhur situata, së pari ngërçi për kryetar të Kuvendit nuk mundet, sepse për çdo 48 orë ata duhet të mblidhen derisa ta zgjidhin kryetarin e Kuvendit. Kjo normë është mirë që është krijuar sepse ju e dini se atëherë Gjykata Kushtetuese e pati zhbllokuar kur është zgjedhur Isa Mustafa. Sa i përket kësaj tjetrës shkelja për rastin Hotin shkelja që ka sanksione kushtetuese për shefin e shtetit, Znj. Osmani, mundet të vijë në pozitë të keqe, nëse çështja shkon në Gjykatë Kushtetuese”.