Shkruan Albert Prenkaj, Ambasador kerriere
Duke e përcjellur me kujdes trendin demografik në shkallën e rënjës që ka prekur kombe të mëdha, rajoni i Evropës
Jug-Lindore mu ashtu si i tërë kontinenti i është nënshtruar rënjës demografike.
Për arsye të migrimit e para së gjithash uljes së fertilitetit, cenzusi i fundit sipas Agjencisë së Statistikave (2024) popullata e Kosovës numëron 1602.515. Shënohet rënje e ndieshme krahasuar me cenzusin e vitit 2011 dhe 1991. Krahasuar me vitin 2011 (ASK – 1.740 mij) popullata është zvogëluar për 140 mij banorë.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981 Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh, ndërsa në regjistrimin e vitit 1991, të bojkotuar nga shqiptarët, është vlerësuar që në Kosovë jetojnë 1.956.196 banorë.
Nëse do të ndiqet i njëjti trend i rënjes demografike në vitin 2050 popullata në Kosovë mund të bie në reth 1.300.000 banorë. Ky trend mund të jetë edhe më i lartë, marrë parasyshë migrimin e popullatës produktive në vende më të zhvilluara të cilat ofrojnë qartësi financiare, beneficione sociale.
Për të krijuar idenë e lëvizjeve demografike në Rajon vlenë të përcjellen rrjedhat p.sh. në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Kroaci.
Sipas Isntitutit të Statistikave të censit të popullësisë dhe banesave të vitit 2023, popullata në Shqipëri numëron 2. 402. 113, që krahasuar me regjistrimin civil të vitit 2011 rezulton të jetë më e ulët për 420 mij persona. Me këtë trend në vitin 2050 Shqipëria mund të bie në rreth 1500 mij.
Regjistrimi i popullatës i vitit 2023 në Mal të Zi sipas Monstat është 623.633. Ajo që vlen të përmender krahasuar me regjistrimin e populltës të vitit 2011 41. 1% janë deklaruar malezez ndërsa 32.9% serb. Pjesa tjetër e popullatës (rreth 36%) janë boshnjak, shqiptar dhe të tjerë. Në cenzusin e vitit 2011 popullata e Malit të Zi ishte 625.266, që krahasuar me atë të vitit 2023/2024 është më ulët për 1.633 banorë.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut të vitit 2021, është 1.836.713 banorë. Nga numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente 58.44 për qind e tyre janë deklaruar maqedonas, 24.3 për qind e popullsisë është shqiptare 3.84 për qind turq, 2.53 për qind janë nga komuniteti rom , 0.47 për qind janë vllehë, 1.3 për qind serbë dhe 0.87 për qind janë deklaruar si boshnjakë.
Në regjistrimin civil të vitit 1991 të RSF të Jugosllavisë, popullata e Maqedonisë shënonte 2,033,964 banorë, që se bë harkun kohorë prej 30 vitesh numri i banorëve ka rënë për 197,251 banorë.
Regjistrimi civil i vitit 2022 në Serbi sipas Entit Statistikorë është 6 647 003 banorë e që në vitin 2011 ishte 7 186 862. Rënja demografike në Serbi për 11 vite është mbi 500 mij banorë.
Instituti Nacional i Statistikave (NSI) i Bullgarisë në cenzusin e vitit 2021 shënon popullatën prej of 6 519 789, prej të cilëve 5 118 494 janë deklaruar bullgar.
Sipas cenzusit të vitit 2011, popullata në Bullgari ishte 7,364,570.
Ulja e popullatës për dhjet vite në Bullgari është mbi 744891 banorë.
Sipas cenzusit të vitit 2021, Kroacia ka 3 871 833 banorë. Krahasuar me Regjistrimin e popullsisë 2011, numri i banorëve është ulur pëe 413 056 banorë apo 9,64%.
Marrë parasyshë këtë trend demografik në Kosovë që shkaktohet nga mangësia e vizionit politik e zhvillimorë, shtrohen pyetje thelbësore:
- Si të krijohet qartësia politike dhe e sigurisë?
- Duhet të ruhet materia etno-kulturore si garant i bazës shtetërore?
- Cilët janë tre veprimet për të ruajtur qëndrueshmërinë e strukturës etnike e kulturore shqiptare?
Trungu kulturorë shqiptar për një kohë të gjatë është atakuar nga doktrina dhe ideologji teike që kanë prekur dellin kulturorë, që gradualisht po e nxjerrin nga shtrati kultutorë historik. Shtrohet pyetja: Po ndodhë “apostazia” e radhës? Krijim i një konstrukti të ri kulturorë, politik,dhe për pasoj, “kompatibil” me realitetet e reja gjeostrategjike dhe gjeopolitike?

