Alicia Kearns / Heqja e masave ndaj Kosoves, lajm i vonuar dhe jashtëzakonisht i mirëpritur

by engel

Të mërkurën, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi draft-raportin e hartuar nga raportuesi i këtij institucioni për Kosovën, Riho Terras.

Nw raport vlerësohet përparimi i Kosovës në procesin e integrimit evropian gjatë viteve 2023 dhe 2024, teksa eurodeputetët kërkuan heqjen e menjëhershme të masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se ato nuk janë të justifikueshme, pasi Kosova ka përmbushur tashmë kërkesat e BE-së.

banner

Këtë kërkesë po e vlerëson si të duhur deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo thotë se megjithëse kërkesa është e vonuar, është shumë e mirëpritur.
“Lajm i vonuar dhe jashtëzakonisht i mirëpritur – botës duhet t’i kthehet ekuilibri, dhe veçanërisht qasja e BE-së ndaj Ballkanit, shpresoj që këto thirrje të merren parasysh”, ka thënë Kearns në X, e cila vazhdimisht e ka ngritur çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Autori i raportit, eurodeputeti Riho Terras, ka theksuar se është i nevojshëm një hap i ri në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.
“E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane, duke u bazuar në një agjendë reformash, dhe ne do të punojmë së bashku për ta arritur këtë objektiv”, ka thënë Terras.

Kujtojmë se masat e BE-së ndaj Kosovës janë vënë në vitin 2023 si pasojë e krizës në veri. Në fund të mandatit të tij si kryediplomat i BE-së, Josep Borrell, u shkroi letër shteteve anëtare duke propozuar heqjen e masave ndaj Kosovës.Megjithatë, është thënë se vendimi u takon shteteve veç e veç.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy