Dy muaj në paraburgim, Veliaj: Jam ende pa akuzë, s’ka dalë askush që të kem korruptuar

by Nexhat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një mesazh nga qelia e paraburgimit në Durrës, në ditën që shënon dy muaj nga ndalimi i tij. Përmes një postimi në rrjete sociale Veliaj thekson se ndodhet ende i burgosur pa një akuzë konkrete dhe pa një përballje gjyqësore.

Postimi i plotë:

banner

Të dashur miq, sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

Doja vetëm t’ju falënderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë!

Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri.

Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”! Nuk do t’ua harroj kurrë! Bekime dhe mall për ju të gjithë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy