Francezët në mision faktmbledhës për dialogun, Guerot jep detaje për vizitën e deputetëve

by Nexhat

Ambasadori francez, Olivier Guerot, përmblodhi vizitën e delegacion të deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës në Prishtinë.

Ai tha se misioni i tyre në Kosovë ishte “faktmbledhës” për dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se për këtë qëllim kanë zhvilluar takime me krerët e vendit.

banner

“Ky delegacion, i cili ishte duke kryer një mision faktmbledhës në Kosovë për dialogun Kosovë-Serbi, pati mundësinë të bisedojë me shumicën e liderëve politikë kosovarë, presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, krerët e LDK-së dhe PDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi”, shkroi Guerot.

Ai tha se delegacioni francez u takua edhe me peshkopin e Dioqezës Rashkë-Prizren të Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave shqiptare dhe serbe.

“Delegacioni u takua edhe me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Barduani dhe shefin e Misionit të EULEX-it, Barbano”.

Delegacioni nga senati francez, anëtarë të komisionit për punë të jashtme dhe mbrojtje, u përbë nga senatorët Hélène Conway-Mouret, Michelle Gréaume, Olivier Cigolotti, Bernard Fournier dhe administratori i komisionit të punëve të jashtme, mbrojtje dhe forca të armatosura, Benoît Heurtel

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy