Gjesti-Eglit: Nuk të kam premtuar asgjë dhe as nuk do ta bëj

by Nexhat

Dy nga banorët më të përfolur të Big Brother Vip Albania, Gjesti dhe Egli, teksa po qëndronin të shtrirë, ata filluan të diskutojnë mbi raportin e tyre.

Ku në një moment, Egli i thotë se jam në dyshime se a do ta mbash fjalën, derisa Gjesti iu përgjigj se unë nuk të kam premtuar për asgjë, dhe as nuk do të premtoj.

banner

Biseda e plotë:

Egli:
Më duket sikur jam e dobët emocionalisht, mos me mbajt dot krenarinë time, me të lënë si do ti, kur do ti. Pastaj edhe mua më rrihet me ty, ke bërë çfarë ke bërë. Kemi folur, është mbyllur.

Gjesti:
Më mirë është mos me ndejt kështu, sepse ti po ndihesh shumë keq, po lëndohesh.

Egli:
Nuk jam e lënduar, nuk ka lidhje me lëndimin. Ti nuk ke bërë asgjë që të më lëndosh, të paktën deri tani.

Gjesti:
Ke mendime të këqija në kokë o Egli.

Egli:
Nuk më dukesh i qartë në asgjë.

Gjesti:
A bën të më flasësh edhe që të erdha këtu? Mos më bëj të flejë rënd sepse nuk dua të të lëndojë. Ndihem shumë keq kur të shoh ty keq.

Egli:
Jam e dyzuar sepse nuk e di a do ta mbash fjalën.

Gjesti:
Unë nuk të kam thënë asgjë, asnjë premtim nuk të jap, kurrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy