Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, të pakten 35 të vrarë e shumë të plagosur

by engel

Sulmet e shumta izraelite në ndërtesat e banimit në lagjen Shujayea të Gazës vranë të paktën 35 palestinezë dhe plagosën 55 të tjerë, ndërsa 80 persona mbeten të zhdukur nën rrënoja.

Dëshmitarët e sulmit thanë se bombardimi ishte “një masakër e vërtetë”. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz thotë se ushtria po pushton “zona të mëdha” të Gazës dhe po mban kontrollin e një zone kyçe mbrojtëse pranë kufirit me Egjiptin.

banner

Ndërkaq, rreth 360 mjekë profesionistë izraelitë kanë nënshkruar një letër duke kërkuar hetim dhe ndjekje penale të ushtrisë izraelite të përfshirë në vrasjen e qëllimshme të 15 punonjësve palestinezë të urgjencës në Gaza, një sulm që u kritikua nga shumë vende.

Nga ana tjetër, Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka përsëritur thirrjen e tij për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

“Izraeli ka detyrime të qarta duke përfshirë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. Megjithatë, aktualisht asnjë furnizim humanitar nuk mund të hyjë në Gaza”, shkroi ai në X.

Gjashtë javë që kur Izraeli ndërpreu plotësisht të gjitha furnizimet për 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës, ushqimi po mbaron, furrat janë mbyllur dhe tregjet janë bosh.

Agjencitë e ndihmës thonë se do të duhet të ndalojnë brenda disa ditësh, nëse nuk mund të sjellin më shumë ushqim. Programi Botëror i Ushqimit ka bërë të ditur se së shpejti do të duhet të ndalojë shpërndarjen e pakove ushqimore me racione të reduktuara.

Ministria e Punëve të Jashtme tha se 25,000 kamionë ndihma kishin hyrë në Gaza në 42 ditët e armëpushimit, përpara se të mbyllte kufirin në fillim të Marsit.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, ka shprehur kundërshtimin e fortë të vendit në reagim ndaj sugjerimit të Macron se Franca mund të njohë një shtet sovran palestinez deri në Qershor.

“Një njohje e njëanshme e një shteti imagjinar palestinez, nga çdo vend, në realitetin që ne të gjithë e dimë, do të jetë një çmim për terrorin dhe një nxitje për Hamasin. Këto lloj veprimesh nuk do të afrojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë”, shkroi ai në X.

Afro 150 shtete anëtare të OKB-së e njohin shtetësinë palestineze, por fuqitë e mëdha perëndimore dhe aleatët si SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Japonia nuk e kanë njohur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy