Kryetari Kastrati priti në takim komandantin e KFOR-it për Rajonin e Perëndimit, kolonel Francesco Errico

by Nexhat

Malishevë, 10 prill/

Kryetari i Komunës, z. Ekrem Kastrati, priti sot në një takim pune Komandantin për Rajonin e Perendimit, Kolonelin FRANCESCO ERRICO dhe i dëshiroj mirëseardhje.

banner

Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në komunë, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.

Kryetari Kastrati falënderoi, kolonelin, Fancesco Errico për mbështetjen e vazhdueshme dhe për rolin e tyre në garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.

Nga ana e tij, koloneli Errico theksoi përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet lokale dhe komunitetin në komunën e Malishevës.

Takimi përfundoi me zotimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të mirë të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, si dhe në shenjë vlerësimi për punën e mirë të bërë nga qeveria lokale, Kolonel Errico, dhuruoi një pikturë nga vendi që vije, për Kryetarin, Ekrem Kastrati.

Po, sot ata dhuruan katëmbëdhjetë llaptopë dhe poaq projektorë për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Bellanicë.

Po në këtë ngjarje mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, i cili shprehu mirënjohjen për këtë kontribut të rëndësishëm të dhënë, dhe theksoi ‘ Këto mjete mësimore prej katëmbëdhjetë llaptopëve dhe projektorëve për kabinetin e teknologjisë dhe informatikës, do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të të nxënit dhe zhvillimin në procesin mësimor, si nga mësimdhënësit ashtu edhe të nxënësit.

Donacionin e pranoi, drejtori i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ‘Ismail Qemali’, Xhevdet Zogaj.

Kurse në fund Komandantit të KFOR-it për Regjionin e Perendimit, Fancesco Errico, iu nda mirënjohje nga drejtori i shkollës që përfitoi donacionin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy