Një vit e gjysmë pasi shkeli për herë të parë tokën shqiptare, në të parën vizitë të një presidenti francez në Shqipëri, Emmanuel Macron rikthehet sërish.
Vizita zyrtare e Macronit do të jetë në mes të muajit maj, në ditët kur në Tiranë zhvillohet edhe Samiti i komunitetit Politik Evropian, e që do të zbresë në kryeqytetin shqiptar liderët më të rëndësishëm të Evropës.
Për Ministrin e Jashtëm Igli Hasanin kjo vizitë është dëshmi e forcimit të marrëdhënieve mes të vendeve, sidomos gjatë viteve të fundit.
“Kjo vizitë parapri ndër të tjera edhe vizitën dypalëshe të Presidentit Macron në Shqipëri që do të zhvillohet në muajin maj’, tha Hasani
Duke folur në një komunikim me mediat, në prani të ministrit francez për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Tiranë, ndër të tjera edhe për përgatitjen e vizitës së Macronit, Hasani tha se shpreson që Franca të vijojë të jetë një aleate e fortë në rrugën e integrimit, raporton TopChanel.