Kryetari i komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, në një intervistë ekskluzive në Rubikon ka dhënë detaje rreth protestës së organizuar nga pozita dhe opozita në komunën të cilën ai e udhëheq.
Nimanbegu tha se protesta është bërë pas problematikës që ka Ulqini me centralizimin e pushtetit, pasi sipas tij, në zonën më të vlefshme të turizmit, menaxhon një kompani dhe siç tha ai, në atë hapësirë nuk kanë menaxhim.
“Edhe pse kemi bërë tentativë që ta decentralizojmë, ta ndryshojmë ligjin më të mirat detare, ato kanë vazhduar tenderimin për bregun e ngushtë të plazhit dhe si rrjedhojë doli që u shfaq një kompani që ka konkurruar në 18 plazhe rresht”.
“Dhe kjo ishte një habi për ne se si një kompani e themeluar disa ditë më herët t’i kalojë të gjitha procedurat, garancitë bankare, lejet, regjistrimin, ku një kompanie në kushte normale i zgjatë kjo procedurë një javë apo 15 ditë, kjo kompani i ka kryer për 3-4 ditë. Themelimi i kompanisë ishte më 6 prill dhe tenderët ishin më 11 dhe në ditë vikendi”, tha Nimanbegu në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se kompania e themeluar me pronar nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka tentuar t’i marrë rreth 4 kilometra plazh me qira.
“Më 12 mars ku unë si kryetar komune e kuptoj që një kompani e themeluar me pronar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që tenton t’i marrë rreth 4 kilometra plazh me qira nga shteti. Kjo ishte faza e parë që synuan t’i marrin plazhet nga shteti”, tha ai