Prokuroria pritet të nis hetime për “kostot enorme” në importet e energjisë elektrike

by Nexhat

Prokuroria e Shtetit pritet të nisë hetime në rastin e importeve të energjisë elektrike nga KESCO, për vitin 2024, pas dyshimeve për rritje të qëllimshme të kostove nga kompanitë e licencuara prej ZRrE-së, sidomos sa i përket transportit të energjisë elektrike përmes linjave ndërkombëtare.

Nisja e mundshme e hetimeve është konfirmuar nga Kryeprokurori i Shtetit Besim Kelmendi, në një përgjigje për Buletinin Ekonomik.

banner

Ai ka thënë shkurt se në ditët në vijim rasti pritet t’i dërgohet për “verifikim dhe hetim” prokurorisë kompetente.

Ky paralajmërim vjen pas raportimeve ku zbardhen “prapaskenat” e rritjes së kostove në import të energjisë elektrike, që vetëm për transport të energjisë, rritja ka shkuar në 907 për qind më shtrenjtë se në vitin 2023.

Dështimi i bursës Kosovës-Shqipëri (ALPEX) dhe marrëveshjet e dyshimta mes KESCO-s dhe kompanive që merren me tregtim të energjisë, dyshohet se kanë rritur çmimet e importit të rrymës në nivele ‘astronomike’ në vitin 2024 —kosto të cilën KESCO ka kërkuar ta bart mbi “kurrizin” e konsumatorëve kosovarë.

Kjo “anomali” e rrallë në historikun e blerjeve të energjisë elektrike nga KESCO, ku transporti i energjisë në raste rezulton shumëfish më i shtrenjtë se vetë blerja e rrymës, është konstatuar edhe në dokumentet publike që i’u kanë dorëzuar Zyrës së Rregulatorit të Energjisë (ZRrE).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy